Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjoncaj i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ku i kërkon caktimin e një përfaqësuesi politik për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Të hënën në ora 17:00 pritet që ky komision tashmë me përbërje të re, të zhvillojë mbledhjen e parë me rend dite miratimin e axhendës së punës, caktimin e ekspertëve dhe miratimin e kërkesës për mbështetje me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor.
Bashkëkryetar të këtij komisioni janë Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, ndërsa Partia Demokratike nëse pranon të behët pjesë do të ketë rolin e vëzhguesit me të drejta të plota që iu takojnë bashkëkryetarëve.
Top Channel