Ndërsa skandalet nën administratën e Donald Trump japin shpesh shtysa për satiristët dhe komedianët, tani edhe bota e operas po kthen sytë nga Shtëpia e Bardhë.
Këtë fundjavë, në Nju Jork shfaqet “Mikado”, një version i operas komike të shekullit të XIX, që kishte si qëllim të satirizonte politikën britanike përmes këndvështrimit japonez, por këtë radhë me karaktere të frymëzuara nga administrata “Trump”.
“Te ky njeri ka shumë komedi, po ashtu edhe në situatat rreth tij. Por, pasi i hedh një sy dhe merr frymë thellë, kthehesh dhe thua…Prit një minutë, kjo është edhe tragjike. Jetët e njerëzve po ndryshojnë dhe po rrënohen përgjithnjë”, tha Benjamin Spierman, drejtor i Operas së Bronxit.
Opera është vendosur në dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Personazhe që mund të të kujtojnë vajzën e Trumpit, Ivanka, apo dhëndrrin e tij, Jared Kushner, shfaqen përkrah elementëve të ish-strategut Steve Bannon, këshilltarit Stiven Miller apo Sekretares së Shtypit, Sarah Sanders.
Një tjetër karakter kujton personalitetin e Hillary Clinton dhe kandidates presidenciale Elisabeth Warren, ndërsa vet “Mikado” të kujton askënd tjetër veçse liderit rus, Vladimr Putin. Vet Trump është një prani e kudogjendur, pavarësisht se jo një karakter specifik, me të gjithë aktorët që veshin aspekte nga personi i tij.
Top Channel