Liverpooli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Newcastle në transfertë, në Premier League, duke marrë kryesimin e kampionatit dhe duke ushtruar presion mbi Manchester Cityn, që të hënën do të luajë me Leicester City.

Në “St. James Park”, skuadra e Jurgen Klopp fitoi 3-2, në një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë. Van Dajk kaloi në avantazh Liverpoolin, por Newcastle barazoi me Atsu. “The Reds” festuan sërish pas golit të Salah, por vendasit reaguan edhe në këtë rast, duke barazuar me Rondon.

Kur u mendua se sfida po shkonte drejt barazimit, Liverpooli shënoi golin e tretë pas një gjuajtje me kokë të Origit, që u devijua nga një mbrojtës në portën e Newcastle.

Megjithatë, Liverpooli është në ankth për gjendjen e Salah, i cili u largua me barrelë nga fusha e lojës, pas një goditjeje të fortë të pësuar në kokë, në një përplasje me Dubravkën.

Top Channel