Plot 70 artistë ndërkombëtarë të rrugës janë mbledhur në Lion, për edicionin e parë të festivalit “Fresh Paint” nga 3 deri më 13 maj, një kompeticion ambicioz që sjell me vete një përzierje vizatimesh “live”, konferencash dhe “workshop”-esh.

“Arti i rrugës duhet të promovohet. Ai ekziston. Ne bëjmë gjëra si këto, për t’i dhënë publikut kënaqësi. Kur organizohet një festival muzike, unë nuk mendoj që muzika duhet promovuar. Ne vetëm duam raste të tilla për të vlerësuar artistët dhe për t’i mbledhur ata në të njëjtin vend”, tha “Cart’1”, artist rruge dhe organizator i festivalit.

Në artin e rrugës, çdo kulturë ka markën e saj, thotë më tej organizatori.

Shumë prej artistëve sjellin pamje me të vërtetë tërheqëse. Ata bëjnë një art që e sheh kushdo, e nuk ka nevojë për të shkuar në muze. Arti i rrugës është një art i përgjithshëm, sipas tyre, ashtu si arti bashkëkohor apo forma të tjera të tij.

Edhe vizitorët kanë opinionet e tyre. “Është një formë arti shumë popullore, – thonë ata. – Të gjithë kanë akses te ky art dhe të gjithë shohin atë që duan në të”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA