Koreja e Veriut ka lëshuar disa predha me rreze të shkurtër veprimi nga bregu lindor të shtunën, siç njoftoi ushtria e Koresë së Jugut, ndërsa analistët paralajmëruan se vendi ka filluar të rrisë presionin ndaj Shteteve të Bashkuara, pas dështimit të samitit në Hanoi të Vietnamit, në shkurt të këtij viti.
Ushtria e Koresë së Jugut e përshkroi si lëshim rakete, por më pas e ndryshoi përshkrimin duke e bërë më të paqartë.
Nëse predhat e paidentifikuara janë raketa, ky do të ishte lançimi i parë raketor që nga ngjarja me raketën balistike në nëntor të vitit 2017.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’i dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.
Dy takimet e mëhershme Trump-Kim Jong-un nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosje në gadishullin Korean.
Administrata e presidentit Trump sugjeroi mundësinë e një samiti të tretë, por Koreja e Veriut kërkoi më 18 prill që Uashingtoni të hiqte Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, nga çdo negociatë në të ardhmen.
Top Channel