Edhe pse me 5 medalje europiane, shumica prej tyre të arta, Federata e Peshëngritjes mbetet shumë larg vlerësimeve financiare, por edhe sa i përket vëmendjes nga Ministria e Sporteve.
Thuajse një muaj nga përfundimi i garës së peshëngritësve shqiptar nga Europiani i fundit në Gjeorgji, që nënkupton edhe përfundimin e periudhës së pritjes së analizave të dopingut, ende për asnjë peshëngritës medalist, por as për federatën ska asnjë falenderim për ngritjen e flamurit jo më përfitimin e shpërblimeve për ato medalje.
Por kjo periudhë tashmë duket të jetë shndërruar në rutinë ashtu si edhe medaljet e fituara për kampionin e Europës, Briken Çalja .
Për të janë konfirmuar edhe pikët olimpike në bazë të paraqitjes së tij në aktivitetet e fundit madhore.
Ndërkohë për nder të tij dhe ekipit të ekipit të Shtërmenit, nga më të suksesshmit në sportin e peshëngritjes, në qytetin e Cërrikut federata zhvilloi kampionatin e të rinjve. Për t’u theksuar ishte pjesëmarrja në rritje e të rinjve dhe sportisteve femra.
Kampionati i ardhshëm madhor për peshëngritjen shqiptare do të jetë kampionati botëror, si i fundit për grumbullim pikësh për Olimpiadën e vitit të ardhshëm.
Top Channel