12 trupa teatrore nga e gjithë bota do të vijnë në kryeqytet për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave. Në hapjen e këtij festivali, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se për herë të parë në këto katër vite fokusi është vendosur tek fëmijët ku janë ndërtuar kënde lojërash, çerdhe e kopshte.

“Unë kam 4 vite që punoj si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe e kam bërë me shumë dashuri, por ndoshta nuk i kemi bërë të gjitha gjërat, por një gjë për të cilën nuk bëhem pishman kurrë është që për herë të parë i kemi kushtuar kaq shumë vëmendje fëmijëve, kur vjen puna tek këndet e lojërave, kopshtet, çerdhet. Jam shumë i lumtur që përveç asaj paradites që kalohet në institucionet e Bashkisë, ne kemi edhe pasditet dhe fundjavat dhe kemi mundësi që edhe fundjavat t’i kemi shumë argëtuese”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nderoi me titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”, aktoren veterane të “Teatrit të Kukullave” Shegushe Bebeti, për veprimtarinë dhe krijimtarinë e saj shumëvjeçare pranë këtij institucioni duke argëtuar dhe edukuar të vegjlit e kryeqytetit.

Tirana po bëhet gati për të përkujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Por ndryshe nga vitet e tjera, krahas ceremonive zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Bashkia e Tiranës ka menduar që këtë datë të shënuar ta përkujtojë krejt ndryshe për të gjitha grupmoshat, ndërkohë që rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia dedikuar të gjithë hapësirën këmbësorëve.

Top Channel