Në Lezhë, ku socialistët synojne t’iu marrin demokratëve drejtimin e Bashkisë me Pjerin Ndreun, Lulzim Basha sulmoi ashpër kandidatin e Partisë Socialiste.
“Edi Rama bashkë me Pjerin Ndreun e Paulin Sterkajn shndërruan fushatën elektorale të vitit 2017 në fushatën e korrje-shirjeve të krimit, si kapitenët e vërtetë të vjedhjes, blerjes dhe tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve”, tha Basha.
Basha: Kurajo për betejën; Kryetari i PD në Lezhë për anëtarësimet e reja
Kryedemokrati nuk harroi as akuzat për Edi Ramën. Anëtarësimi i 150 të rinjve lezhianë në Partinë Demokratike, sipas Bashës është tregues se askush nuk e do më modelin e Edi Ramës.
“Me propagandë të shfrenuar po mundohet t’iu mbushë mendjen shqiptarëve se Shqipëria nuk ka asnjë problem. E kuptoni se deri ku shkon çoroditja. I ka ikur truri…”, tha Basha duke përsëritur britmën e një ndjekësi në sallë.
Për largimin e Ramës, Basha u tha lezhianëve se duhet t’i bashkohen në protestën e 11 majit.
“11 maji na thërret në një tjetër përballje vendimtare”, u shpreh Basha.
Teksa Basha bënte thirrje për protestën e katërt kombëtare, në Tiranë në të njëjtën kohë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga Konventa e partisë i parashikoi Ramës të ardhmen pas 11 majit.
Kryemadhi: Të ngremë një sistem që do të presë çdo dorë që kërkon të vjedhë
“Edhe si doktoreshë, edhe si fallxhore, e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë të ndritur, të begatë, pa Edi Ramën kryeministër”, tha Monika Kryemadhi.
Top Channel