Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po vijon takimet për anëtarësimet e reja në qytetin e Lezhës. Ai tha se do t’i shkojmë deri në fund betejës së nisur.
Në Lezhë, ku socialistët synojnë t’i marrin demokratëve drejtimin e Bashkisë me Pjerin Ndreun, Lulzim Basha sulmoi ashpër kandidatin e Partisë Socialiste.
“Bashkë me Ramën, e kthyen fushatën e zgjedhjeve u shëndërruan në timonierë të tjetërsimit dhe vjedhjes se vullnetit te shqiptarëve”, tha Basha.
Kryedemokrati nuk harroi as akuzat për Edi Ramën. Anëtarësimi i 50 të rinjve lezhian sipas Bashës është tregues se askush nuk e do më modelin e Ramës.
“Rames i ka ikur truri. Me propagandë do ti mbushë mendjen shqiptarëve se nuk ka asnjë problem, ësthë i coroditur dhe i shkëputur nga realiteti”, tha Basha.
Për largimin e Ramës, Basha u tha lezhianëve se duhet t’i bashkohen në protestën e 11 majit.
Teksa Basha bënte thirrje për protestën e 4 kombëtare , në tiranë të të njëjtën kohë, kryetarja e LSI monika kryemadhin nga konventa e partise, I parashikoi Ramës të ardhmen pas 11 majit.
Top Channel