Real Madrid po lëviz seriozisht për të ardhmen. Klubi mbretëror ka mbyllur marrëveshjen me Eintracht Frankfurtin për transferimin në “Bernabeu” të talentin serb Luka Jovic.

Na arkat e gjermanëve do të shkojnë plot 60 milionë euro për një nga telentet më të mëdhenj në panoramën e futbollit euopian.

26-vjeçari në këtë sezon ka shënuar 26 gola, i fundit ndaj Chelsea-t në gjysmëfinalen e vajtjes së Europa League. Ai ka dhuruar gjithashtu edhe 7 asiste në 44 ndeshje ku është aktivizuar.

Sipas “As”, një e përditshme pranë Realit të Madridit, tashmë është gjetur gjuha e përbashkët mes dy klubeve. “Bomberi” i ri është gati të firmosë kontratë 6-vjeçare me klubin “merengues”, për t’u vënë nën urdhrat e Zinedine Zidane me nisjen e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Buzëqesh edhe Benfica nga kjo lëvizje e 13 herë kampionëve të Europës, pasi klubi luzitan, që zotëron 20% të kartonit të sulmuesit do të përfitojë jo pak por 12 milionë euro nga ky transferim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA