Anëtarët e KLP, marrin vendime për shpalljen e kandidateve dhe ndjekjen e garës, por vetën KLP ka 3 anëtarë që janë ende në proces vettingu, që janë Besnik Cani, Getjan Osmani dhe Arben Dollaku. Duke marrë për bazë të gjithë praktikat e mëparshme që 99% e personave që janë apeluar nga Operacioni i Monitorimit, pranë KPA-së, nuk e kanë kaluar këtë proces. 99% e vendimeve kanë rënë.

Risku është që mund të bien edhe këta të tre, e në Top Talk është ftuar kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ku është pyetur nëse kjo mund të sjellë probleme për institucionin e KLP-së.

Zoti Ibrahimi tha se ky është një shqetësime legjitim dhe ky problem është parë edhe tek zonja Sevdari kur KPA e rrëzoi si anëtare të KLP-së, në saj të neglizhencës apo të interpretimi të gabuar të ligjit.

“Është një shqetësim legjitim dhe ne po e kalojmë këtë gjë të gjithë bashkë. 3 anëtarët e lartpërmendur, janë ekselentë për sa i përket performancës së tyre në Këshill. Kemi parë njërën nga anëtaret e këshillit që të bjerë, Antoneta Sevdari në procedurat e vettingut. Në bazë të gjykimit tonë, në bazë të një interpretimi të gabuar të ligjit nga ana e KPA-së, por vendimi i KPA-së është ligj dhe këtu mbaron gjithçka. Komisioni i Apelimit në mënyrë të habitshme neglizhoi të merrte parasysh urdhërimin e ligjor në lidhje me pasurinë e ligjshme të zonjës Sevdari. Aty është bërë gabim interpretimi, i cili besoj që të mos shndërrohet në precedent nga ana e KPA. KPA-ja i ka të gjitha mundësitë që të reflektojë. KPA duhet të bëjë një hap prapa dhe ky hap do jepte garanci për tre anëtarët e tjerë që janë ende në proces vettingu”, argumentoi kreu i KLP-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA