Rreziku gjenetik nga “Dimetridazoli”. Konsumi i mishit mund të çojë në deformim të kodit

03/05/2019 12:16

Medikamenti për shpendët “dimetridazol” futet në vendin tonë në rrugë të paligjshme. Burime për Top Channel thonë se një kilogram “dimetridazol” kushton 70 euro në treg. Kështu, farmacisti mendon për tregtinë e tij, ndërsa fermeri për shëndetin e pulave.

Por, fatkeqësisht askush nuk mendon për efektet, që ky ilaç i ndaluar jep te konsumatori.

“Pashë me shumë vëmendje dëmet potenciale, ku në radhë të parë ishin mbi gratë shtatzëna. Pra ka efekte të thella teratogjene, që do të thotë dëmtime të shëndetit të fëmijës në barkun e nënës. Mund të shoqërohen me anomali fizike, mendore, apo dhe abortime të parakohshme të fëmijës. Një tjetër efekt anësor mjaft i rëndë është efekti kancerogjen, veçanërisht në traktin riprodhues dhe ushqyes të nënës me gji, por edhe në organe e inde të tjera të organizmit”, tha Pëllumb Pipero, mjek infeksionist.

Sipas mjekëve, “dimetridazoli” mund të deformojë kodin gjenetik të njeriut.

“Një efekt tjetër i rëndë anësor janë ndryshimet kromozomike. Nëse ne konsumojmë mishin apo vezën për disa vite dhe nuk ndiejmë efekte anësore në trupin tonë, duhet të jemi të sigurtë që ndryshimet e rënda gjenetike do t’i pësojnë fëmijët tanë. Ky është efekt i pariparueshëm”, tha më tej Pëllumb Pipero.

Është trupa inspektuese e Drejtorive Rajonale Bujqësore, ajo që duhet të monitorojë farmacitë veterinare. Por, me sa duket, një gjë e tillë nuk ndodh për ilaçin e merxhaneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA