Trazirat në Maqedoninë e Veriut, momenti kur i vihet flaka flamurit shqiptar dhe shkelet me makinë
29/11 23:05
Bindja Demokratike e Astrit Patozit mori goditjen e parë institucionale nga një ish-aleat i Partisë Demokratike.
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhje të partisë së Astrit Patozit, pasi, sipas këtij subjekti politik, Bindja Demokratike është regjistruar në shkelje të ligjit si dhe në kundërshtim me parashikimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor për krijimin e partive të reja politike.
Astrit Patozi reagoi për lajmin duke akuzuar drejtpërdrejtë Lulzim Bashën se po përpiqet të mbajë larg zgjedhjeve Bindjen Demokratike përmes sulmeve me parti fantazmë, siç e quan ai partinë e drejtuar nga Ylber Valteri.
Top Channel