Një dron zjarrfikës, një skuter elektrik 4×4, një tualet i paparë për femra dhe një xhaketë shpëtimi e lidhur me internet, janë vetëm disa nga shpikjet që po synojnë çmimin kryesor në edicionin e 118 të Lepine, një kompeticion ky që po mbahet në panairin e Parisit.
“Ideja ishte të krijonim një dron me kamera termale që mund të ndërhyjë nëse dallon një vatër të nxehtë me një rrezik të konsiderueshëm. Droni mund ta pikasë zjarrin përmes kamerave termale dhe të lëshojë një vëllim uji. Vatra raportohet me GPS dhe një ekip vjen më pas të sigurojë zonën”, tha Jacques Pitou, shpikës i dronit zjarrfikës
Zhak Pito ka marrë pjesë edhe më herët në këtë kompeticion, por nuk e ka marrë asnjëherë cmimin kryesor. Tre herë është renditur i dyti, dhe thotë se edhe këtë radhë, e ka marrë garën me sportivitet.
Edhe shpikësit e tjerë, flasin plot entuziazëm për krijimet e tyre, si psh skuteri 4×4 që mund të funksionojë në çdo terren. Gina Perier, është shpikësja e një tualeti portativ për femrat.
Ndërsa xhaketa inteligjente e shpëtimit, kur bie në kontakt me ujin, ndizet, dërgon një sms për ndihmë dhe lokalizon vendndodhjen e personit të rrezikuar. Më shumë se 500 shpikës, janë në farë për çmimin që do të shpallet me 7 maj.
Top Channel