Kryeministri Edi Rama nga Lezha teksa ishte i pranishëm në hapjen e aktivitetit turistik “Festat lokale 2019”, nuk ka lënë pa ironizuar edhe opozitën.
Rama tha se shifrat, tregojnë qartë se vizitorët e huaj janë shtuar në vend, ndërsa duke iu referuar protestave të opozitës, kryeministri tha se “obobo-ja e tyre nuk ka ndikuar aspak”.
“ Numri i turistëve nordikë, këtë vit rritet me 20 % dhe ai i turistëve polakë me 40 %. Këto janë shifra që vijnë nga kontrata të operatorëve. Në muajin mars patëm 10 % më shumë të huaj që kanë hyrë në Shqipërie dhe në prill pothuajse 10% më shumë.
Kjo obobo-ja e madhe nuk ka ndikuar aspak tek numri i turistëve, madje mund të bëhemi një që ofrojmë edhe turizëm protestash. Sidomos kur kemi të bëjmë me protesta të tilla të organizuara dhe stacione të përcaktuar dhe me të gjithë atë skenografinë e përgatitur për argëtuar njerëzit përmes ekraneve, mund të përfshihen në kalendarin turistik, për t’i ofruar uristëve të marrin pjesë në protesta, vetëm se do të “numërohen”, si protestues dhe do i rrisin numrin artificialisht”, tha Rama.
Top Channel