Sulmuesi francez Kylian Mbappe përfaqësonte kërcënimin e vetëm real të Lionel Messit për trofeun e “Këpucës së Artë”, por zhvillimet e fundit e kanë caktuar “de facto” edhe çmimin prestigjioz ndividual.

Futbollisti që u shpall kampion bote verën e kaluar, u bë protagonist në aspektin negativ në finalen e Kupës ndaj Rennes, pasi bëri një ndërhyrje brutale ndaj lojtarit Damien Da Silva.

Në atë ndeshje, Mbappe u ndëshkua me karton të kuq, por Disiplina nuk e ka falur, duke i dhënë edhe një dënim tjetër të ashpër. Komiteti i Disiplinës në Federatën franceze të Futbollit e ka dënuar me 3 ndeshje pezullim sulmuesin transalpin.

Mbappe është i dyti në renditjen e shënuesve më të mirë, pas argjentinasit Lionel Messi. Por, me këtë pezullim, sulmuesi francez humb mundësinë e fundit për të konkurruar për “Këpucën e Artë” në Europë, ndërsa Messi vendos tashmë duart te trofeu, pasi është i distancuar edhe nga vendi i tretë që mbahet nga sulmuesi italian Quagliarella.

Top Channel