Nuk ka paqe për mbrojtësin Mattia Caldara, i cili po kalon nga një dëmtim në tjetrin dhe ende nuk ka arritur të debutojë në kampionat me skuadrën kuqezi, të cilës iu bashkua verën e kaluar.

Kur dukej se po linte pas dëmtimin e fundit dhe mund të luante titullar në sfidën e të hënës ndaj Bolognës, ish mbrojtësi i Atalantës pësoi një tjetër problem dhe u largua nga grumbullimi i ekipit mbi paterica

Në orët në vijim pritet që Caldara t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore, për të përcaktuar shkallën e problemit, por duket se do të jetë e pamundur që ai të jetë gati për ndeshjen e të hënës.

Ky është një lajm mjaft i keq për mbrojtësin, por edhe për Gattuson, që në repartin difensiv duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e kapitenit Romagnoli, i cili është i pezulluar një javë.

Top Channel