Japonia merr vendimin historik/ Krijohet Byroja Kombëtare e Inteligjencës për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, reforma ngjall debate të forta “Il Trovatore”, opera që bën pjesë në triologjinë popullore verdiane, do të vijë premierë në skenën e Pallatit të Kongreseve prej datës 8 deri në 11 maj, si produksioni më i madh i TKOB. Një produksion që bën bashkë artistë të huaj dhe shqiptar.
“Il Trovatore” është shfaqur për herë të parë në 19 Janar 1853 në Teatrin Apollo të Romës: siç shkruan në kronikën e kohës Julian Budden. Me asnjë nga veprat e tij, madje as me “Nabucco”, Verdi nuk arriti të prekë kaq shpejt zemrën e publikut.
“Është një nga dramat më drithëruese të botës së Operas. Roli i Azucenës është nëna e vetme, mund të themi, që Verdi ka përdorur në të gjitha veprat e tij që ka kompozuar. Them se do të jetë një nga produksionet që finalizon këtë sezon shumë të mirë të TOB”, tha Vikena Kamenica, mezzosoprano.
Në rolin e Leonorës, sopranoja Eva Golemi rrëfen emocionet e para premierës.
“Kemi rreth dy javë që po punojmë intensivisht. Besoj se do të dalë tepër e bukur dhe publiku besoj se do të kënaqet”, tha Eva Golemi, soprano.
Skenografia është menduar të jetë një nga më të mëdhatë e produksioneve të TKOB, ndërsa nëpërmjet kostumeve kësaj here do të na vijnë ushtarakët e vërtetë. Ndërsa regja i është besuar napoletanit Mariano Bauduin Libreti në katër akte është marrë nga drama “El trovador” e autorit Antonio Garcia Gutierrez.
Top Channel