Top Talk/Samiti i Berlinit, Çupi: Ballkani u përdor si sfidë ndaj Donald Trump

02/05/2019 16:31

Në studion e Top Talk është biseduar edhe për Samitin e Berlinit, i cili shkaktoi jo pak zhurmë në Shqipëri dhe Kosovë, por për publicistin Frrok Çupi, ky samit u përdor sfidë ndaj Donald Trump.

Në fund të emisionit publicisti Çupi foli edhe për Samitin e Berlinit, duke thënë se Ballkani është përdorur për të thënë disa fjalë.

Sipas tij, ky samit nuk ka asnjë fuqi.

“E ndoqa jehonën e samitit të Berlinit që erdhi në Shqipëri. Po të mos ishte situata kaq e egër, do të ishte për të qeshur. Samiti i Berlinit, është trajtuar llahtarisht në mënyrë të padrejtë dhe të pavërtetë në Shqipëri. Është një iniciativë e dy shteteve, por kjo nuk u jep asnjë status vendimmarrjeje. Askush nuk është i detyruar për të zbatuar një vendim. Janë biseda politike. Ai ishte një samit, në kushtet krizës së Bashkimit Europian, në kushtet kur liberalët po dobësohen shumë në BE. Ballkani u përdor si mjet dhe sfidë ndaj SHBA dhe Donald Trump. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron përdori Ballkanin për të folur disa fjalë, vetëm kaq. Nuk kishim se çfarë të prisnim nga samti i Berlinit. Ishte një takim jo formal, ndërsa ne i marrim si vendime”, përfundoi gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA