Zhvillimet e fundit politike kanë krijuar një dinamikë të re, por edhe pikëpyetjet për zgjidhjen e këtij ngërçi janë shtuar. Për të folur në lidhje me këtë situatë por edhe për aktualitetin politik i ftuar sot në Top Talk ka qenë gazetari dhe publicisti Frrok Çupi.

Krijimin e Bindjes Demokratike, që përfaqësohet aktualisht nga Astrit Patozi, një ish-eksponent i rëndësishëm në Partinë Demokratike, zoti Çupi e ka cilësuar si një gjë pozitive.

Ndërkohë, ai shtoi se opozitarizmi ka rënë përdhe në Shqipëri.

“Opozitarizmi ka rënë përdhe. Nuk do të doja që një qeveri të ketë një opozitë të tillë. Krijimin e Bindjes Demokratike e shoh si në gjë pozitive, si lëvizje dhe dëshirë për të marrë pjesë në zgjedhje. Fjalën ‘bindje’ e pëlqej shumë sepse Perëndia na ka sjellë në këtë botë për t’u bindur. Duhet të presim sa kjo parti do të provohet në zgjedhje. Çdo parti provohet në zgjedhje. Në kohën kur një parti nuk shkon në zgjedhje, do të thotë se ka vdekur si parti. Ka vdekur misioni i saj për shtet-formim”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA