Opozita ka bllokuar akset kryesore rrugore në 12 qarqe të vendit pasditen e sotme, një bllokim që ka nisur në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 20:00.

Për Top Channel, personat e bllokuar nga protesta kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kësaj mënyre proteste, duke thënë se nuk është kjo mënyra e duhur.

“Kemi problemet tona, nuk është kjo mënyra e duhur. Nuk merret pushteti duke bllokuar rrugët”, thotë një nga shoferët.

“Kam një person të sëmurë në shtëpi me 40 dhe policia nuk më lejon të kaloj. Këta nuk kanë për të fituar kurrë me këto gjëra që bëjnë”, shprehet një tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA