Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në emisionin Open të Eni Vasilit ka vijuar debatin e ashpër me gazetarin Robert Rakipllari.

Kryeredaktori i Panorama ka deklaruar se Cakaj është dekoruar nga Rama për negociatat që ka zhvilluar vitin e kaluar me Brukselin për arritjet e rekomandimit pozitiv.

Por Cakaj i është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë se nuk është i saktë në asnjërin nga kostatimet, pasi nuk është e vërtetë që ai ka marrë dekoratë apo medalje.

Rakipllari ka insistuar se ka edhe foto për këtë çështje, ndërsa Cakaj deklaroi i prerë: “Nëse kam marrë dekoratë apo medalje, jam gati të jap dorëheqjen këtu, në këtë emision”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA