Politologu Adri Nurellari, në një lidhje direkte nga Prishtina për emisionin Open, tha sulmet ndaj ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kanë qenë të uleta dhe të panevojshme.

Nurellari përmendi familjarët e Cakajt si persekutuar nga ana e Serbisë, ndaj akuzat për tradhtar janë mjaft të pabaza.

Gjithashtu, analisti i njohur tha se Rama nuk ka pasur një rol në çështjen e Kosovës apo të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, konflikti mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt ka nisur herët dhe në qendër të vëmendjes është më shumë shkëmbimi i territoreve dhe çështja e liberalizimit të vizave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA