Reali i Madridit hoqi dorë nga talenti i River Plate, Exequiel Palacios, por Interi tashmë duhet të përballem me konkurrencën e fortë të skuadrës tjetër madrilene, Atleticos.

Kjo pasi Simeone ka urdhëruar drejtuesit që të bëjnë të pamundurën, për të transferuar mesfushorin argjentinas në “Wanda Metropolitana”.

Kartoni i tij vlen rreth 25 ,milionë euro, por përfshirja e dy skuadrave të tilla, mund të bëjë që të krijohet një ankand i vërtetë, që do të ngrinte më tej çmimin.

Palacios fitoi Kupën e Libertadores me River Platen, teksa edicionit sportiv tregoi një formë të jashtëzakonshme, duke tërhequr vëmendjen e Realit, por këta të fundit hoqën dorë pasi mesfushori nuk është komunitar.

Top Channel