Gafë në Panairin e Punës?! Zv.ministrja e Arsimit: Isha plotësisht e ndërgjegjshme për atë që thashë!

02/05/2019 17:15

Zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhia, ishte e ftuara e Bieta Sulos, në studion e “Ftesë në Pesë”, nga ku dha një përgjigje për lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për të dhe jo vetëm.

Lidhur me fjalimin e ditës së djeshme në Panairin e Punës, ku fjala e saj përmbyllëse “atë që do të korrni, atë do të mbillni në të ardhmen” u konsiderua gafë në media, Lorena nuk ngurroi ta sqaronte “live” në studio.

“Në fjalën përmbyllëse unë citova dhe thashë ‘nisjani me punë dhe çfarë të korrni sot në panair, do të mbillni nesër në tregun e punës’. Çka do të thotë, të gjithë studentët ishin të ekspozuar ndaj ofertave të punës që ishin prezente në stendat e Panairit, ndaj ata kanë mbjellë përgjatë një procesi të gjatë studimesh, tani ishte momenti që të korrnin ato dije që kanë akumuluar, e më pas ky proces është i pambarimtë gjatë gjithë jetës…”, deklaroi Haxhia.

Më tej, zv/ministrja pranoi se ishte shumë e ndërgjegjshme kur kishte thënë atë shprehje dhe, sipas saj, e gjitha u bë virale për shkak të deformimit nga mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA