Top Talk, Kadia: KQZ thotë se janë shpenzuar 1.8 mln euro, por raportohet se janë shpenzuar 23

01/05/2019 16:12

I ftuar sot në Top Talk ka qenë i ftuar Besart Kadia, një ekonomist dhe politikan i erës së re, ku është folur për disa argumente që lidhen me financimin e partive dhe nevojën për partitë e reja në Shqipëri.  Së  fundmi është publikuar një raport, ku zoti Kadia ka qenë protagonist dhe ideator brenda grupit, mbi shpenzimet e partive politike në Shqipëri gjatë fushatave elektorale.

Raportohet se në vitin 2017 janë shpenzuar 23 milionë euro, por që janë deklaruar vetëm 1.8 milion euro, një diferencë kjo e jashtëzakonshme midis deklarimit dhe mosdeklarimit. Zoti Kadia ka zbuluar të gjithë procesin e financimit të partive, i cili tha se korrupsioni vjen ngaqë partitë vetadministrohen nga brenda dhe po të financoheshin nga arka e shtetit, situata do të ishte ndryshe.

“Shuma e parave të shpenzuara për fushatën e 2017, mund të jetë më e madhe se këto 23 milionë euro. Të dhënat që kemi janë disa pyetësorë që kemi bërë me disa deputetë apo kandidate për deputet, apo kryetar bashkisë  apo kandidatë bashkish. Shqipëria ka probleme serioze mënyrën se si partitë vetë-administrohen si të mira publike. KQZ thotë se janë shpenzuar vetëm 1,8 milion euro në fushatë. KQZ thotë se gjatë fushatës së 2017, janë zhvilluar 2600 takime elektorale. Sikur nga1 mijë euro të ketë kushtuar secila prej këtyre takimeve, del që paratë kanë tejkaluar shumën”, thotë zoti Kadia.

Më pas ai ka folur për tipologjitë e deputeteve që ndodhen aktualisht në Parlament. Sipas atij, një pjesë e tyre sigurojnë para për fushatën, disa kanë kapital personal dhe pjesa tjetër janë biznesmenë.

“Kemi gjetur 3 tipologji deputetësh në Parlament. Tipologjia e parë ka të bëjë me ata njerëz që kanë një kapital personal, formë e politikës. Nuk paguajnë asnjë lek për fushatën elektorale dhe nuk e dinë se sa kushton fushata. Partitë shfrytëzojnë emrin e tyre dhe kur vjen puna për përdorimin e pushtetit, ata janë të dorës së tretë.

Tipologjia e dytë janë deputetë me prejardhje biznesesh ose me prejardhje të dyshimtë që futen ne Parlament, duke parapaguar vendin e tyre. Kjo ndodh për arsyen në mënyrën se si kemi sistemin zgjedhor, ku partive për të menaxhuar fushatën, iu duhen paratë dhe mënyra si ndërtohet lista është që kreu i partisë ka marrëdhënie direkte me bizneset ose me deputet. Kjo është një mënyrë që askush nuk e di dhe deputetët e tjerë nuk e dinë se sa paguajnë këta persona për fushatën.

Dhe tipologjia e tretë janë deputetë që janë polik dhe kanë aksesin e tyre të financimit dhe tek bizneset e tjera. Këto 3 tipologji përzihen në Parlament dhe krijojnë çorientim të madh për sa ai përket besueshmërisë së Parlamentit. Zanafilla lidhet me paratë. Partitë kanë nevojë për financim fushatash për të marrë pushtetin, duke përfunduar më këtë kastë politikanësh në Parlament”, argumentoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA