I ftuar sot në Top Talk ka qenë i ftuar Besart Kadia, një ekonomist dhe politikan i erës së re, ku është folur për disa argumente që lidhen me financimin e partive dhe nevojën për partitë e reja në Shqipëri. Së fundmi është publikuar një raport, ku zoti Kadia ka qenë protagonist dhe ideator brenda grupit, mbi shpenzimet e partive politike në Shqipëri gjatë fushatave elektorale.
Gjatë intervistës ekonomisti tha se KQZ nuk ka pushtet që të kontrollojë partitë, sepse anëtarët e këtij institucioni janë emëruar nga vetë aktorët politik. Kjo krijon atë që quhet marrëdhënie varësie.
“PS ka deklaruar në KQZ se ka shpenzuar vetëm 170 mijë lekë të vjetra për kafe. Kjo nuk qëndron dhe vërteton, se sa farsë është procesi i kontrollit që KQZ bën. Mekanizmi është i tillë sepse partitë vendosin se kush do jetë në KQZ dhe këto do kontrollojnë më pas partitë. OSBE ka bërë thirrje që t’i jepet më shumë pushtet KQZ-së. Këto deklarime kanë ndodhur që në 2009 dhe asnjë masë penalizuese nuk është marrë për partitë politike”, sqaroi ai.
Top Channel