Panairi i Punës 2019, Work&Study, “Puno e studio” u çel ne ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ai do të qëndrojë i hapur nga data 30 prill deri në 2 maj.
Në të marrin pjesë biznese të shumta dhe institucione arsimore publike dhe private, të cilat të gjitha së bashku ofrojnë mundësi punësimi dhe studimi brenda dhe jashtë vendit.
Panairi organizohet për të 10-tin vit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
“Jam ne vitin e fundit ne gjimnaz dhe po shoh mundësitë që ofrojnë universitetet. Unë do të doja të studioja jashtë vendit. Ndërsa unë dua të studioj këtu, pasi jemi shqiptarë dhe vetëm ne mund ta bëjmë vendin”, thonë disa të rinj.
“Nesër është dritarja gjermane tregon një përfaqësuese e ambasadës gjermane ku të interesuarit do të sqarohen, për kurse gjuhe, mundësi punësimi sezonal, mundësi studimi, provimesh etj. Ka interes edhe nga studentë italianë” thotë një zonjë në stendën e një universiteti.
Stenda gjermane është nga me të frekuentuerat për faktin që shume te rinj dhe profesioniste kërkojnë të punojnë e studiojnë në Republikën Federale të Gjermanisë.
Top Channel