Samiti i Berlinit tregoi qartë dallimet e forta mes liderave të Kosovës në lidhje me temën e nxehtë të kufijve. Por ky samit ndryshe nga sa u tha nuk e mbylli debatin dhe për më tepër nuk e mbylli përfundimisht idenë e ndryshimit të kufijve. Në rezolute nuk ka asnjë fjalë që të përjashtojë mundësinë e marrëveshjeve edhe për kufijtë. Për më tepër rezoluta duket se vetëm sa e shtyn në kohë idenë e rishikimit të kufijve për ta kthyer këtë ide në një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.
Serbia dhe Kosova ranë dakord të përshpejtojnë përpjekjet për implementimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe do të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse.
Aktualisht bisedimet janë bllokuar për shkak të vendosjes së taksës 100 përqind për mallrat Serbe. Pikërisht në funksion të rimarrjes së bisedimeve top channel mëson nga burime të brendshme diplomatike se si Merkel ashtu edhe Macron i kanë kërkuar Haradinajt të heqë sa më shpejt taksën duke i kërkuar që deri në samitin e ardhshëm në Paris në 1 korrik kjo të jet kryer. Kërkesën në fakt e konfirmoi edhe vet Haradinaj. Fakti që marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ka dominuar samitin dhe se si Merkel ashtu dhe Macron nuk e kanë rrëzuar përkundrazi e kanë konsideruar si të mundshëm tezen e rishikimit të kufijve provohet edhe nga deklarata finale e Berlinit e cila nuk flet fare për këtë çështje.
Pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës për stabilitetin në rajon.. Ata ranë dakord që kjo marrëveshje duhet të jetë gjithëpërfshirëse, politikisht e qëndrueshme dhe të kontribuojë për stabilitetin rajonal.
Natyrisht pas zgjedhjeve evropiane të fundit të majit si Merkel dhe macron do t’i rikthehen çështjes së Kosovës si një rast që duhet të marre zgjidhje të shpejt ndoshta brenda këtij viti kur mesa duket heqja e regjimit të vizave për Kosovën do të bëhet realitet në varësi të qëndrimit të ri Franko-Gjerman për marrëveshjen Serbi-Kosovë.
Top Channel