Blindat ushtarake sulmuan turmën, të paktën 71 të plagosur në Venezuelë (Foto)

01/05/2019 00:55

Të paktën 71 vetë u plagosën në përleshjet e së martës dhe u dërguan në një spital në Caracas, sipas Magia Santi, president i Qendrës Mjekësore Salud Chacao.

Prej këtyre 71 personave të marrë në spital, 43 janë plagosur nga plumba gome, dy u trajtuan për plagë me armë zjarri, 21 u trajtuan për lëndime traumatike dhe 3 kishin probleme të frymëmarrjes.

Mbështetësit e presidentit të vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido, u sulmuan të martën nga blindat ushtarake, në një tentativë të dështuar për grusht shteti.

Aktualisht në Karakas është vendosur paqja, por gjatë ditës së sotme është paralajmëruar një protestë e madhe, ku Guaido ka bërë thirrje për rrëzimin e Maduros.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Maduro kishte bërë gati avionin për t’u larguar nga Venezuela, por ndërhyrja e Rusisë e mbajti atë ende në detyrë.

FOTO GALERI
16/49

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA