Sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë herë me rastin e ditës Ndërkombëtare të Xhazit do të niset përsëri treni me të gjitha ata që janë fansa të kësaj muzike.
“Swing Maraton”, nën sloganin “Andrra n’tren” do të niset për të katërtin vit nga Tirana për në Shkodër për një udhëtim tepër të veҫantë. Kryesisht të rinj, të profesioneve të ndryshme, zgjedhin veshjet dhe aksesorët që përshtaten jo vetëm me këtë zhanër por edhe me një periudhë të caktuar kohore.
Edhe këtë vit fokusi do të jetë tek muzika dhe stili i viteve ’40-’50. Do të ketë 18 artistë të huaj të pranishëm, të cilët do të krijojnë atmosferë për ta bërë edhe më të paharrueshëm këtë udhëtim. Vitin e kaluar ishin të paktën 500 pjesëmarrës në këtë aktivitet. Artistët e parë të kësaj muzike ishin afro-amerikanë (1930) por me kalimin e viteve ajo mori një shtrirje në të gjithë botën.
Top Channel