Roma, Gasperini fiton betejën me Ranierin: Klubi më konfirmoi besimin. Nuk bëhem pjesë e makinerisë së baltosjes… 24/04 14:20
Vetëm 4 ditë pasi festoi titullin kampion për të dytën herë radhazi, Barcelona do të presë Liverpoolin në “Camp Nou”, në sfidën e parë gjysmëfinale mes tyre.
Tekniku katalan, Ernesto Valverde doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku theksoi se pret dy ndeshje optimale nga skuadra e tij, por nuk e fshehu se u trembet anglezëve.
“Duhet të bëjmë dy ndeshje optimale, për t’u kualifikuar, pasi përballë kemi një kundërshtar mjaft të fortë. Duhet që të mos pësojmë gol nesër, pasi dihet rëndësia e golit në fushë kundërshtare, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm në prapavijë”, tha tekniku në konferencën për shtyp.
Top Channel