Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po kërkon t’i bëhen ndryshime sistemit të imigracionit në Shtetet e Bashkuara, përfshirë një propozim për të vendosur një taksë për aplikimet për azil, ndërsa administrata e tij përpiqet të ndalë shtimin e numrit të migrantëve që përpiqen të kalojnë kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Trump dërgoi memorandum ditën së hënë, ku i bënte thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe kreut të Departamentit të Sigurisë Kombëtare që të hartojnë rregullat përkatëse, duke përfshirë tarifën e aplikimit për azil, e cila nuk duhet të jetë më e lartë se kostoja për shqyrtuar kërkesën për azil.
Ai gjithashtu kërkon që emigrantët të paguajnë një tarifë për të aplikuar për leje pune, ndërsa kërkesa e tyre për azil është në pritje dhe që çdo leje e vlefshme pune të revokohet menjëherë, nëse refuzohet kërkesa për azil. Presidenti Trump bëri thirrje që për këdo që hyn ose që përpiqet të hyjë ilegalisht në vend, të konsiderohet i paligjshëm për leje të tilla pune derisa të miratohet kërkesa e tyre.
Kandidati për president demokrat Julian Castro, i cili ishte sekretar i Strehimit dhe Zhvillimit Urban në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, ishte midis atyre që kritikuan planet e presidentit Trump për ndryshime në sistemin e imigracionit.
Top Channel