Një supermodele amerikane me origjinë nga Somalia është bërë e para myslimane që shfaqet në kopertinën e “Sports Illustrated”, një revistë prestigjioze mode, e veshur me burkini.

Halima Aden është përfshirë në numrin e përvitshëm të veshjeve të plazhit, me veshjen karakteristike të femrave myslimane që mbulojnë të tërë trupin, me përjashtim të fytyrës, duarve dhe këmbëve.

“Vajzat e reja që veshin hijab duhet të kenë shembuj prej nga të mësojnë në çdo industri të mundshme, përfshi edhe atë të modës”, tha ajo për BBC-në.

Halima Aden është rritur në një kamp refugjatësh kenianë, për t’u zhvendosur më pas në Shtetet e Bashkuara në moshën 7-vjeçare. Vetëm pak më vonë ajo nisi të vishte hijabin.

“Kemi parë politikane, biznesmene, reportere televizive dhe shumë femra të tjera të suksesshme të mbuluara me hijabi, sigurisht në role të dukshme. Pikërisht ky është mesazhi që ne duhet të përçojmë”, thotë ajo.

“Sports Illustrated” është një revistë amerikane me lexues kryesisht meshkuj. Ndonëse këtë numër ka edhe fotot e Tyra Banks dhe Beyonce në faqet e saj kryesore, përfshirja e modeles me burkini ka shkaktuar reagime të ndryshme. Ndiqni në fotogaleri disa prej supermodeleve që kanë pushtuar faqet e revistës në numrat e kaluar.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel