24/11 22:56
Festivali i famshëm, i njohur për vrapimin me dema në Spanjë, ka përfunduar me tragjedi. Një pensionist gjeti vdekjen teksa ishte duke marrë pjesë në vrapimin e demave në jug të Spanjës.
74-vjeçari u sulmua nga demi i quajtur ‘Campanito’ gjatë ngjarjes tradicionale ‘Toro Embolado’.
Viktima, një banor vendas Juan Jose Varo, ishte në një vend të izoluar me demin dhe u përpoq të ngjitej tek spektatorët, por kafsha e rrëzoi dhe e sulmoi për vdekje.
Përpjekjet për të joshur demin dështuan dhe ai u kthye për ta sulmuar z. Varo dy herë të tjera. Pensionisti përfundoi në spital me një mushkëri të shpuar, si dhe disa brinjë të thyera, ku gjeti edhe vdekjen nga plagët.
Top Channel