Mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli ia ka hedhur me vetëm një ndeshje pezullim, pas kartonit të kuq që mori në sfidën e të dielës në mbrëmje, përballë Torinos.

Romagnoli mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 futbollistë, por në momentin e largimit, duartrokiti vendimin e arbitrit Guida, duke bërë që të rritej shqetësimi për një pezullim më të gjatë se një javë.

Ia ka hedhur vetëm me një gjobë 20 mijë euroshe edhe trajneri i Torinos, Walter Mazzarri, i cili u largua nga fusha për protesta, por do të jetë rregullisht në pankinë, në derbin ndaj Juventusit, të premten në mbrëmje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA