Ky është momenti i sfidës së vdekjes të një grupi grash në brendësi të një grope të madhe të tharë, për të siguruar një kovë të vogël uji.

Në këto imazhe shfaqen gratë rreth buzës së pusit teksa përpiqen të ulen me litar, në fund të tij, për të mbushur kovën me ujë për familjen. Pamjet janë marrë në një fshat në rrethin e Nashikut të Indisë Perëndimore.

Zona ka përjetuar probleme nga thatësira për tre vjet. Nga dëshpërimi për ujë të pijshëm e të pastër, gratë duhet të bëjnë sakrifica të rrezikshme, të zbresin me litar dhe të ngjiten sërish, duke sfiduar vdekjen.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA