Këpucët e Paul Pogba shiten 30 mijë euro, paratë shkojnë për bamirësi

30/04/2019 11:13

Këpucët që Paul Pogba përdori në finalen e Botërorit të Rusisë, ku u shpall kampion me Francën, dolën në një ankand në Paris duke u shitur për 30 mijë euro.

Mesfushori i Manchester United, që shënoi golin e tretë në sfidën me Kroacinë, i kishte dhënë këpucët e tij për të siguruar të ardhura që do të shkonin për bamirësi, për nxënësit e shkollave të mesme që jetojnë në zona problematike.

Pogba kishte dhuruar edhe fanellën e përfaqësueses franceze që veshi gjatë Europianit të Francës, pikërisht në fitoren ndaj Islandës në çerekfinalet e turneut, e cila u shit për 4.000 euro, shifër kjo 4 herë më e lartë sesa ajo që ishte parashikuar.

Paul Pogba dhuroi disa prej materialeve të përdorura prej tij në karrierë, megjithatë jo të gjitha u shitën në ankand dhe këtu përfshihet edhe fanella e Juventusit, që veshi në fitoren e “Zonjës së vjetër” ndaj Manchester Cityt në Champions League, sezonin e 2015-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA