Cristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve. Pas golit të shënuar ndaj Interit që ishte goli i 600 me klube në karrierën e tij të jashtëzakonshme, portugezi mendohet se ka shpenzuar 11 milionë euro për një supermakinë jashtë serie.

Sipas Marca, mund të jetë pikërisht futbollisti i famshëm blerësi i “Voiture Noire”, makinës më të fundit të markës Bugatti, që është prodhuar vetëm në 1 njësi.

Nëse ky lajm do të jetë i vërtetë, atëherë bëhet fjalë për shifrën më të lartë që është paguar ndonjëherë për një makinë. Ky xhevahir do të jetë gati pas 2 vitesh.

Gjithsesi, për Cristianon që paguhet 30 milionë euro në sezon, kjo nuk është ndonjë sakrificë e madhe.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA