23/11 22:09
Një ish-modele Playboy është kthyer në sataniste dhe thotë se ka “gjak alien” në venat e saj.
Sabrina Sabrok po punon për ngritjen e një kulti satanist pasi shprehet se ka bërë pakt me Djallin, pasi nuk e ndjeu më veten qenie njerëzore.
“Kam folur me kërkues shkencorë dhe më kanë thënë që gjaku im nuk është nga ky planet. Ka teori që alienët kanë bërë eksperimente me mua, duke na përzierë ADN-të dhe unë jam një nga njerëzit me të cilët kanë eksperimentuar”, tha 43-vjeçarja nga Argjentina.
Tani, ajo po mundohet të themelojë një kult satanik për të ndihmuar njerëzit: “Dua t’i jap një shans të gjithë atyre që duan të ndryshojnë jetën, që duan të mos mendojnë siç dikton shoqëria”.
Top Channel