25/11 14:33
Një seri fotosh të kapura në lagjet e varfra të Lagosit në Nigeri tregojnë ‘fytyrën’ e punëtoreve të seksit që jetojnë në kushte të mjerueshme.
Me dhjetëra mijëra prostituta në shtëpitë publike në Nigeri janë diagnostikuar me HIV dhe miliona persona vdesin çdo vit nga AIDS-i.
Një studim i kryer vitin e kaluar ka zbuluar se gati një e katërta e prostitutave në Nigeri janë të prekura nga HIV-i dhe sipas këtij studimi, një ndër arsyet e shtimit me ritme të shpejta të të prekurve është mospërdorimi i prezervativëve.
Fotografi Ton Koeneon është futur në shtëpitë publike, në lagjet e varfra të Lagosit, ku pamjet tregojnë kushtet me të vërtetë dramatike…
Top Channel