Nuk ka vepër më të rëndësishme të teatrit bashkëkohor se sa “Engjëjt e Amerikës”. Ajo flet për të ndryshmit nga ne. Bëhet fjalë për Neë York-un e viteve 90.

Kohë në të cilën ndodhi edhe një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së njerëzimit. Renia e Murit të Berlinit, bashkë me të edhe rënia e armikut hipotetik Lindje-Perëndim. Prandaj u kërkua një armik I ri. Ai armik do të gjendej mbase tek homoseksualiteti. Prandaj edhe vepra flet për të, flet për Zotin, flet për fenë, flet për politikën. Por mbi të gjitha ajo është një apel për rritjen e dashurisë njerëzore. Le të hapet perdja me “Engjëjt e Amerikës”.

Skenaristi Tony Kushner, fitues i “Tony Awards”, “Pulitzer Prize” dhe mbajtës i medaljes së Artë nga presidenti Obama përcjell shumë mesazhe. Por kompleksiteti I tyre nuk ka zbehur punën e regjisorit Arben Kumbaro, i cili në çdo skenë solli një krijim të ri.

Kjo është një vepër e censuruar nga vetë Amerika, për mesazhet e forta thumbuese që i jep një shoqëri e sëmurë me kancer, sida, sëmundje mendore, apo ligësi nga ligjbërës e ligjzbatues.

Një shoqëri e zhytur në kaos, dhe qenie që vuajnë kompleksitetin e vet në absurdin e një bote të vrazhdë.

Top Channel