Shtatëvjeçarët obezë janë më të rrezikuar ndaj problemeve emocionale, si ankthi apo humori i keq, kur të arrijnë moshën 11-vjeçare. Një studim i kryer në Britaninë e Madhe sugjeron se, obeziteti dhe shëndeti mendor janë ngushtësisht të lidhura dhe gradualisht po bëhen gjithnjë e më serioze në fëmijëri.
Vajzat janë të predispozuara të kenë më shumë probleme emocionale sesa djemtë. Edhe pse studimi nuk shqyrton shkaqet, ai nënvizon se varfëria ka gjasa të shtrojë rrezikun e problemeve.
Zbulimet do të prezantohen në Kongresin europian të Obezitetit, në Glasgoë, e nënvizojnë nevojën për ndërhyrje dhe parandalim të mbipeshës te fëmijët.
Kërkuesit kanë analizuar informacione nga më shumë se 17 mijë fëmijë të lindur në Britaninë e Madhe mes viteve 2000-2002, duke përdorur modelimin statistikor për të matur lidhjen mes obezitetit dhe problemeve emocionale.
Ato kishin informacione mbi lartësinë dhe peshën e fëmijëve, si dhe raporte për problemet e tyre emocionale të dhëna nga prindërit në moshat 3, 5, 7, 11 dhe 14 vjeç. Nga mosha 7 vjeç, studimi doli në përfundimin se obeziteti dhe problemet emocionale janë ngushtësisht të lidhura. Por, lidhja nuk është e dukshme te fëmijët më të vegjël në moshë.
Top Channel