Kaos në Angli! Plas dy herë sherri në Leeds-Aston Villa (Foto+Video)

28/04/2019 17:18

Në takimin Leeds United-Aston Villa (1-1) në Championship-in anglez, trajneri argjentinas Marcelo Bielsa urdhëroi futbollistët e tij që të lejonin kundërshtarët të shënonin, pasi skuadra e tij kishte shënuar me një lojtar kundërshtar të shtrirë në tokë.

Futbollisti i Aston Villas, Johnathan Kodjia, pësoi një dëmtim e për rrjedhojë miqtë kërkuan që të ndërpritej aksioni për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarit, por lojtarët e Leedsit e vijuan aksionin, madje duke shënuar me Mateusz Klich.

Një gol që solli zemërimin e pjesëtarëve të Aston Villas e që u pasua me një zënkë masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Gjyqtari, pasi u qetësua situata, ndëshkoi me karton të kuq El-Ghazin e Aston Villas, por, sapo loja rinisi nga qendra, Marcelo Bielsa urdhëroi lojtarët e tij të hapnin portën.

Por, urdhri i trajnerit nuk u zbatua nga të gjithë, me një nga mbrojtësit që bëri rezistencë dhe nisi një tjetër sherr masiv.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel