Aktori britanik Idris Elba ka lidhur kurorë me të dashurën e tij Sabrina Dhowre, në një ceremoni të zhvilluar në Marok.
Në fotografitë e publikuara nga revista “British Vogue”, në Instagram, nusja duket të ketë veshur një fustan të stiluar nga Vera Wang, ndërsa aktori një kostum të stiluar nga Ozwald Boateng.
Ceremonia u zhvillua më 26 prill në hotelin “Ksar Char-Bagh” në Marrakesh, sipas revistës, ndërsa natën përpara ceremonisë, miq dhe familjarë morën pjesë në darkën e posaçme.
E shtuna ka pasur një “party” në hotelin “Mandarin Oriental”, që siç u raportua, pati një atmosferë të ngjashme me një festival.
Çifti ishte fejuar në shkurt të vitit të kaluar, pasi Elba i ishte ulur në gjunjë gjatë xhirimeve të filmit të tij “Yardie”, në Rio Cinema të Dalstonit, në lindje të Londrës.
Elba dhe Dhowre, ish-modeli dhe ish-Miss Vancouver në Kanada, thuhet të kenë frekuentuar njëri-tjetrin prej fillimit të vitit 2017. Por, aktori i lindur në Londër ka qenë i martuar më herët me Hanne Norgaard dhe Sonya Hamlin.
Top Channel