Një ditë më parë partitë e vogla opozitare zhvilluan një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, për të cilin Fatmir Mediu i ftuar në Top Talk tha se kanë kërkuar një takim dhe krijimin e një tryeze me Presidentin Meta.

Kësaj kërkese Presidenti Meta i është përgjigjur pozitivisht, duke caktuar të martën e ardhshme takimin me krerët e 5 partive të vogla opozitare.

Por çfarë po kërkojnë me këtë takim me Presidentin Meta?
“Kërkojmë një tryezë me Presidentin e Republikës. Shikojmë në raport me shqetësimin e OSBE/ODIHR, me çështjet që ka Prokuroria në shqyrtim, a janë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme. E dyta është një qeveri që të kujdeset për zgjedhjet. Brenda një kohe të caktuar duhet përcaktuar plani i implementimin që përcakton standardet zgjedhore. Ndoshta vendoset përfundimisht në Kushtetutë që të ketë një qeverisje kujdestare që të vendoset 6 muaj para zgjedhjeve. Pastaj të shikojmë elemente të tjera”, tha Mediu.

  “Të vegjlit” kërkojnë një Kushtetutë të re, Mediu tregon kriteret

Top Channel