
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Një shtetas 17-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë, gjatë një sherri të regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën Lisi, në Fushë Mëzez, ndërsa i plagosuri është shtetasi Jonis Hasa, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu i plagosur me sende të forta, ka mbetur edhe shtetasi 24-vjeçar Z.Q., ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është I.E.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.
Top Channel