Partizani-Laçi do të hapë serinë e kësaj jave të Superligës.

Nisur nga emrat e trajnerëve Skënder Gega dhe Sulejman Starova, kjo ndeshje është si një sfidë brenda familjes, megjithatë trajneri i të kuqve hedh poshtë çdo aludim për aleanca në prag të takimit.

Ndërkohë që sa më tepër kalojnë javët aq më shumë për Partizanin po plotësohet ëndrra e rikthimit tek titulli kampion.

Java e 31-të e Superligës do të pasohet me të gjitha ndeshjet e tjera që do të luhen ditën e diel, ndërkohë që skuadra e cila do të ketë pushim për shkak të përballjes në kalendar me Kamzën do të jetë Kastrioti i cili me 3 pikëshin në tavolinë i shton më tepër presion përballjes tjetër të mbijetesës Luftëtari-Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA