Një fotografi e një merimange të çuditshme, që ngjan me një copë sushi, ka shkaktuar tmerr në mediet sociale.
William Williamson, nga Sidney, u habit kur e gjeti merimangën në shkallët e shtëpisë së tij. Ai e postoi foton e saj, në një grup në Facebook me shpresën e identifikimit të species së merimangës, por në fakt shkaktoi alarm tek përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët nuk kishin parë kurrë një gjë të tillë.
“Tani është kohë për të djegur shtëpinë, “tha një person.
“Në shikim të parë mendoja se kjo ishte një copë sushi,” tha një tjetër.
Krijesa e veçantë është identifikuar si një Merimangë Magnificent, e njohur ndryshe si një merimangë Ordigarius magnificus.
Me gjithë pamjen e saj të çuditshme, merimanga nuk është e rrezikshme për njerëzit, sipas Muzeut Australian. Spiders Magnificent shpesh gjenden në New South Wales dhe Queensland dhe mund të rriten deri në 2.5 cm gjatësi.
Top Channel