Ata arrijnë të fitojnë miliona në sportin më popullor të planetit, por kur vjen fjala te shpenzimet e vogla, ata janë më dorështrëngruar se askush. Madje, nuk lënë bakshish as te shpërndarësit e picave apo ushqimeve të shpejta, qoftë edhe në mot ekstrem.

Denoncimi unik u regjistrua në Itali, nga aplikacionet e dorëzimit të “Fast Food”, të mësuar me porosi dhe teka të veçanta edhe për personazhet VIP.

Në “listën e zezë” të “Riders” janë shumë emra futbollistësh në Serie A, por edhe të tjerë që janë larguar, e të gjithë ata i bashkon diçka: fitojnë miliona euro në një sezon të vetëm, por nuk lënë as monedha të vogla si bakshish.

Mauro Icardi dhe gruaja agjente e tij, Wanda Nara; Leonardo Bonucci e Gonzalo Higuain, ky i fundit para se të shkonte te Chelsea; interisti Danilo D’Ambrosio, apo shumë ish-lojtarë, si Cristian Abbiati, Paolo Cannavaro e Philippe Mexes.

Këta janë vetëm disa nga futbollistë dorështrënguar në listën që është kthyer në pak minuta virale në internet.

BUON 25 APRILE E BUONA FESTA DELLA LIBERAZIONE A TUTT*!SE L'INFORMAZIONE È POTERE NOI RIDER LIBERIAMO I DATI!Questa…

Posted by Deliverance Milano on Thursday, April 25, 2019

Top Channel